Ngushëllime për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës Vaçe Zela

Lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela ka prekur të gjithë shqiptarët. Personalitete të larta të politikës dhe të artit kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Artistes së Popullit Vaçe Zela.Presidenti Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të “Mbretëreshës së këngës shqiptare”, artistes Vaçe ZelaNëpërmjet një mesazhi të bërë publik, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të këngëtares së papërsëritshme shqiptare, Vaçe Zela.“Në këto çaste dhimbjeje, kur mbarë kombi ynë po përjeton me hidhërim të thellë humbjen e këngëtares së papërsëritshme Vaçe Zela, dëshiroj të shpreh, edhe në emër të shtetit shqiptar, ngushëllimet më të ndiera e të sinqerta.Vaçe Zela ishte magjia e madhe që e bëri kombin shqiptar të gëzojë dhe të jetë optimist për jetën, edhe kur jeta premtonte shumë pak mirësi.Artistja e madhe po ikën si rrallëkush: ajo ka fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë, sepse kënga dhe arti i saj, vetë emri i ‘Artistes’ është shënuar në historinë e artit dhe të muzikës shqiptare.Vaçen tonë do ta mbajmë mend përjetë me admirim dhe mirënjohje për kontributin e saj të paarritshëm artistik, që e kurorëzoi me plot të drejtë si ‘Mbretëreshën e këngës shqiptare’.Kujtimi i interpretimeve të saj në skenat shqiptare dhe botërore, talenti dhe aftësia e lindur për të sjellë më tepër gëzim dhe liri mes atyre që kanë patur fatin ta shohin e ta ndjekin, ta njohin dhe ta vlerësojnë, thyerja e tabuve ideologjike në art e në jetë si dhe virtuoziteti i saj i pashoq do të mbeten ngahera të gdhendura në mendjet dhe zemrat e artdashësve shqiptarë e të huaj.Familja, të afërmit, miqtë dhe dashamirët e panumërt do ta vuajnë mungesën e saj të pazëvendësueshme, por shpresoj që forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe do ta gjejnë tek shpirti i saj i pavdekshëm prej artisteje mbarëkombëtare, që do t’i shoqërojë e do t’i bekojë përjetë me ngrohtësinë e zërit melodioz, interpretimet e paharrueshme dhe vlerat e saj të rralla njerëzore. Iu prehtë shpirti në paqe!” – theksohet në mesazhin ngushëllues të Kreut të Shtetit shqiptar.Ambasada amerikane në Tiranë në një postim në Facebook, ka theksuar se Vaçe Zela me zërin e saj u kthye në një legjendë të muzikës shqiptare.“Sot, Shqipëria humbi një nga këngëtaret e saj më të mëdha. Vaçe Zela ishte një artiste e madhe dhe kushdo që e ka dëgjuar atë të këndojë, mund të dëshmojë për bukurinë e zërit dhe talentin e saj të pafund. Me këngët që interpretoi, ajo u kthye në një legjendë të muzikës shqiptare - jo vetëm për brezin e saj, po për të gjithë shqiptarët e çdo moshe. Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjen dhe të dashurit e saj. U prehte në paqe!” shkruhet në mesazhin e Ambasadës.Dritëro Agolli: Ishte përgjegjësi të punoje me Vaçe ZelënNdërsa shkrimtari i njohur Dritëro Agolli është shprehur për RTV “Ora News” se Vaçe Zela është një idhull i muzikës shqiptare. Ai ka rrëfyer se ishte e vështirë të punoje me Vaçen pasi ajo nuk ishte nga ato artiste që pranonte çdo tekst.“Është një ditë e vështirë pasi kanë humbur dy artistë të mëdhenj, Vaçe Zela dhe Ibrahim Madhin.  Vaçja është një idhull i muzikës sonë. Ajo është një artiste e madhe e një vendi të vogël por me figura të mëdha. Është një shkallë lavdie e republikës sonë. Vaçe Zela është artiste e kantos në rangut europian. Ajo me zërin e saj na thoshte ta duam njeri tjetrin si këngën sesa të zihemi. Kënga është paqe thoshte ajo.  Unë për shpirtin e saj po pi një gotë verë sepse vera është muzikë e lëngshme thoshte një filozof i madh. Unë kam shkruar disa tekste për të dhe e kisha vështirësi të madhe pasi ajo ishte një kërkuese shumë e madhe. Ajo donte që muzika, karakteri i zërit të saj por edhe teksti të ishin në një harmoni të plotë. Ishte një vështirësi e madhe të punoje sepse nuk ishte nga ato artiste që pranonte çdo tekst. Ajo ka lënë amanet që trupi isaj të prehet në Shqipëri dhë kjo është një shenjë që ajo e donte vendin e saj deri në fund të jetës. Ajo donte që trupi i saj të prehet këtu pasi kjo tokë është më e ngrohtë dhe njerëzit të kenë besim që në varrin e saj do të dëgjohen këngët e saj dhe ajo do të transformohet në një flutur" theksoi Agolli.Kujtimet për Vaçen nga kompozitorëtNdërkohë kompozitorët Osman Mula, Aleksandër Lalo, Limoz Dizdari dhe Agim Krajka në një linjë telefonike për  "Ora News"  kanë vlerësuar lart figurën e Vaçe Zelës.“Vaçe Zela ishte artiste e madhe, mjeshtre e këngës dhe mjeshte e emocionit të sallës. Ajo është artiste e papërsëritshme.  Vaçja i përzgjidhte këngët, nuk merrte çdo gjë që i ofronin” theksoi kompozitori Osman Mula.Ndërsa kompozitori Alekasandër Lalo ka theksuar se Vaçja do të jetojë gjithmonë përmes krijmtarisë së la pas.“Artistët nuk vdesin, sepse kanë krijimtarinë e tyre dhe kujtohen brez pas brezi. Vaçe Zela ishte institucion, ajo nuk kujtohet si artiste që ka shumë këngë, por që ka këngë cilësore. Vaçe Zela ishte vetëm kënga, vetë festivali, ajo dinte të zgjidhte këngët” theksoi kompozitori Aleksandër Lalo.Kompozitori Limoz Dizdari ka theksuar se Vaçe Zela është një këngëtare e madhe e kombit shqiptar dhe vdekja e saj është një humbje e madhe për vendin.“Fizikisht nuk do ta kemi më Vaçe Zelën , por për atë që la ajo do të jetojë”  ka theksuar kompozitori Agim Krajka.Edi RamaNë një kohë e vend tjetër Vaçja do ishte yll i ndezur në qiellin e botës, iku duke lënë përjetë ndezur yllin e vet në qiellin e Shqipërisë.Lulzim BashaMësova me hidhërim të thellë për ndarjen nga jeta të artistes së shquar, Vaçe Zela. Për ne që u rritëm me zërin e Vaçe Zelës, sa më shumë kalon koha, aq më e dashur dhe e veçantë është figura e saj. Vaçe Zela do mbetet përjetë mes nesh, i shpreh ngushëllime familjes, të afërmve e miqve të ikonës së muzikës. Artistja e madhe dhe 'Nderi i Kombit', Vaçe Zela u prehtë në paqe.Deputeti Kastriot IslamiTe dashur miq, sot eshte nje dite trishtimi... Ndahet nga jeta bilbili i kenges shqipe Vace Zela, per tu bere e pavdekshme.Kengetarja me popullore dhe me e dashur, Mbreteresha e kenges shqiptare, qe do te mbetet me mendjen e cdo shqiptari kudo ne bote... Zeri i saj i fuqishem, i embel e kembyes, Zeri i Arte i Shqiperise, do te jetoje perjete...Vaçe Zela, kengetarja me e madhe e te gjithe kohrave, padyshim meriton te vendoset ne krye te Panteonit te Kenges Shqiptare... U prehte e qete dhe ne paqe....Ditmir BushatiTalent i paperseritshem qe do te na mungoje! RIP Vace Zela!Sali BerishaDhimbje dhe zi per per boten tone kulturore dhe mbare kombin tone! Sot u nda nga jeta, kengetarja e madhe, zeri i shekullit te kenges sone, Vaçe Zela. Me zerin melodioz e te paperseritshem, me kenget dhe interpretimet e saj, Vaçe Zela dhuroi gezim, kenaqesi dhe krenari ne zemrat dhe votrat tona. Vaçe Zela jeton e do jetoje ne gjuhen me te bukur, me magjepse, ne kengen e saj, kengen e kombit tone! Ngushellimet me te sinqerta bashkeshortit, vajzes dhe te gjithe familjes. Mirenjohjen e pakufishme kengetares sone te pavdekshme Vaçe Zela!!Ministria e KulturësMinistria e Kulturës u shpreh ngushëllime familjareve, njerezve te artit dhe kultures dhe te gjithe shqiptarëve kudo që ndodhen.Vaçe Zela mbetet idhulli dhe frymëzimi për breza të tërë, emocioni dhe krenaria e të qenit shqiptar. KENGA e saj do të jetojë shumë gjatë bashkë me zërin e saj magjik, të kulluar, do të vazhdojë të jetë bashkudhëtare e historisë sonë shqiptare. Faleminderit për emocionet që na dhurove, faleminderit që na ngrohe zemrat nga Veriu në Jug, nga Kosova, Shkupi, Tetova, Struga e gjithë diaspora”.