Gjosha, Lidington: Reformat kyçe për integrimin

Ndërsa ishte një nga 5 shtetet që refuzoi dhënien e statusit për Shqipërinë në dhjetor, Britania e Madhe kërkon më shumë përqëndrim në përmbushjen e reformave të kërkuara nga BE, sesa shpërqëndrim në afatet kohore. Ministri i Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet Evropiane, David Lidington, duke folur në një konferencë për mediat pas takimit që pati me Ministren e Integrimit Evropian Klajda Gjosha, e vuri theksin në fuqizimin e shtetit të së drejtës, duke e parë si një proçes të lidhur direkt edhe me thithjen e investimeve në vend.“Jemi shumë mbështetës për sa i përket aspiratës së Shqipërisë për t’u bërë pjesë e familjes evropiane. Çdo proces që ka të bëjë me zgjerimin e Bashkimit Evropian është një proces i bazuar në standarde dhe në objektiva dhe nuk është gjithmonë i kushtëzuar nga koha, është pjesë e përmbushjes së këtyre standardeve dhe objektivave.Unë e vlerësoj shumë angazhimin e fuqishëm që ka pasur qeveria shqiptare për sa i përket inbarkimit në këtë plan reformash, sidomos për reforma me mjaft rëndësi të jashtëzakonshme siç janë ato të forcimit të shtetit të së drejtës, reforma në gjyqësor, reforma në institucionet që garantojnë zbatimin e ligjit siç janë prokuroria dhe policia. Sigurisht që plani i reformave për tu bërë pjesë e BE-së do të jetë shumë sfidues. Ai ka qenë shumë sfidues për të gjitha vendet duan të jenë pjesë e familjes.Por këto reforma para së gjithash do t’í shërbejnë më shumë mirëqenies së popullit shqiptar i cili me zor pret që ato të zbatohen.Reforma ekonomike ka një rëndësi të veçantë për zhvillimin e mëtejshëm të vendit, ndërsa reforma në drejtësi do të ketë inpakt të drejtpërdrejtë në thithjen e investitorëve të huaj të cilët duan të jenë të sigurt dhe të kenë besim tek institucionet që garantojnë ligjin. Përgëzoj edhe njëherë qeverinë për planin ambicioz të reformave ku është inbarkuar. Jam shumë i lumtur që Mbretëria e Bashkuar e ka mbështetur dhe do vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në realizimin e refromave sidomos në fushën e drejtësisë. I shpreha sot Ministres se ne jemi të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin, por dhe për të zgjeruar fushat e veprimit ku ne mund të asitojmë dhe të japim ekspertizën tonë” tha ai.Nga ana tjetër Ministrja Gjosha, tha se qeveria po pregatit një plan masash për 5 prioritetet e lëna nga BE, që do të prezantohen në dialogun e nivelit të lartë në ditët në vazhdim.“E informova ministrin në lidhje me angazhimin e qeverisë për vazhdimësinë e reformave në vend. Rezultatet e arritura në një periudhë afatshkurtër janë dëshmia më e mirë për vullnetin e palëkundur që kemi në këtë drejtim. Vura në dijeni ministrin Lidington se për adresimin e 5 prioriteteve kyçe të lëna nga Komisioni Evropian, Shqipëria është duke përgatitur një plan të detajuar masash të cilat do të zbatohen deri në fund të këtij viti. Ky plan po hartohet në konsultim të ngushtë me Komisionin Evropian në kuadër të Dialogut të Nivelit të lartë që kemi nisur. Bashkë me ministrin, vumë në dukje gjatë takimit se mësimet e nxjerra nga zgjerimi i BE-së, e kanë bërë procesin shumë më sfidues si dhe kushtet e Bashkimit Evropian për venet tona shumë më kërkuese. Gjithsesi i në besojmë në perspektivën Evropiane dhe do të bëjmë të pamundurën për tí plotësuar standardet. Gjithashtu bashkërisht e konsideruam me mjaft vlerë zgjerimin e mëtejshëm të dialogut politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë. I shpreha ministrit mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Shqipërisë për konsolidimin e institucioneve demokratike, sidomos në fushat e drejtësisë dhe sigurisë, ku projektet e vëna në zbatim deri tani kanë qenë mjaft të efektshme dhe me vlerë. Me ministrin diskutuam edhe për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik mes vendeve tona ku del nevoja e plotësimit të kuadrit ligjor apo edhe të hartimit të një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar. Për ne Mbretëria e Bashkuar është një partner i rëndësishëm ndaj më lejoni ta falënderoj edhe njëherë ministrin për praninë e tij këtu sot dhe t’’i uroj suksese ne punën e tij”u shpreh Ministrja.