Durrës, plagoset me kaçavidë gjimnazisti, policia arreston autorin e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë është regjistruar jashtë ambjenteve të shkollës së mesme“Frrok Kaçorri” në Durrës, ku një gjimnazist është plagosur me kaçavidë pas një konflikti mes adoleshentësh.Ngjarja është regjistruar rreth ores 09.25, ne lagjen Nr 14/1 Durres, jashtë ambienteve të shkolles së mesme, ku shtetasi R.B 15 vjec, banor i lagjes 14/1, pas një grindje të çastit në mbrojtje të një bashkëmoshatari, ka goditur ne trup me një kaçavidë shtetasin E.K 16 vjec, nxënes i shkollës së mesme.I plagosuri, banues ne lagjen 14/1, është dërguar per mjekim ne Spitalin e Durresit, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut per jeten.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët disa orë pas ngjarjes kanë bërë të mundur dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërsa kanë sekustruar edhe sendin e përdorur për kryerjen e krimit.Nga ana e grupit hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.