4000 raste të reja me kancer, specialistët: Sëmundja nuk po njeh më kufi

Kanceri nuk po njeh më limite moshe, por çdokush nga ne që është në të 40-at duhet të ndihet i riskuar nga tumoret. Statistikat zyrare flasin për 4000 raste të reja të të prekurish, por ky numër është disa herë më e lartë. Këtë e vertetojnë edhe analizat që po kryhen sot në aparaturën e matjes së markusit të tumoreve në QSUT, e cila rivihet në funksion.Ndok Marku është shefi i këtij laboratori, i cili thotë se nga mëngjesi i së martës deri në orën 11:00, ka patur 35 të diagnostikuar me kancer, % më të lartë e zë kanceri i gjirit, mbi 10 raste. Problem është se pancientët vijnë në stand të avancuar.Kjo aparaturë është e vetmja në Tiranë ku bëhën këto analiza. Që nga vendosja e kampioneve e deri në marrjen e analizës duhen 30 min. Ministri Beqja tha se përveç kësaj aparature moderne do të ketë edhe 2 mamografi të lëvizshëm.Ogerta Manastirliu, Drejoresha e QSUT tha se do të dyfishohet fondi që QSUT të pajiset me ilaçe, sidomos citostatikët. 4 shkurti shënon ditën botërore të luftës së kancerit, ku OBSH dhe autoritetet shëndetësore kërkojnë marrjen e masave për parandalimin e saj.