Strukturat doganore në Korçë, biznesi fason kërkon heqjen e detyrimeve
Bizneset e fasonëve kanë kërkuar përjashtimin e tyre nga detyrimet doganore. Kjo kërkesë është bërë e ditur gjatë takimit që përfaqësues të bizneseve të ndryshëm kanë organizuar me kryetaren e doganës në Korçë, ndërsa janë shprehur se kjo kërkesë do ti referohet edhe qeverisë shqiptare.Përfaqësues të biznesit fason kanë bërë kërkesë gjatë takimit që kryetarja e doganës së Korçës, Erjona Rafti, zhvilloi me agjentët dhe punonjësit e doganës në prani edhe të mjaft përfaqësuesve të bizneseve të ndryshëm… Sipas saj një rëndësi e veçantë do ti kushtohet abuzimeve që bëhen me peshën e mallrave, ku jo pak herë është konstatuar një fenomen i tillë, gjë për të cilën ajo ka theksuar se penalizimet do të jenë të rënda në rast përsëritje.Shmangia e detyrimeve doganore ka qenë një tjetër temë e takimit duke ju referuar edhe rasteve ku vetëm dy javët e fundit janë proçeduar penalisht dy doganierë, një në doganën e Kapshticës dhe një në doganën e Qafë Thanës për shkelje të detyrës.