Sistemi arsimor do ndryshojë, Nikolla: Do ndjekim shembullin e Kosovës, 5+4+3

Sistemi shkollor do të ndryshojë përsëri. Nuk do të jetë ai 6 plus 3 plus 3 siç e parashikonte edhe ligji i ri i arsimit parauniversitar, por 5 plus 4 plus 3 siç është edhe sistemi i Kosovës. Këtë paralajmëroi Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë një konference të përbashkët me homologun e saj në Kosovë, Ram Buja.Teksa Ministrat ishin në një takim e përbashkët, studentë të Kosovës të cilët studiuan në universitetet private në Shqipëri protestuan përpara Ministrisë sepse diploma e tyre nuk njihet. Për këtë Ministrat thanë se duhet të presim deri në qershor, kur do të dalin të dhënat e para për akreditimin e universiteteve private.Kurrikulat gjithashtu do të njësohen dhe eksperienca me e mirë në këtë rast do të merret nga Kosova. Gjithashtu për tekstet e tjera që do të njësohen, Ministrat thanë nuk duhet nxituar, por nuk do te ecin as ngadalë në këtë proçes të rëndësishëm.