Shërbimi taksi 8+1 në Elbasan, protestojnë drejtuesit: Jemi drejt falimentimit
Drejtuesit e taksive 8+1 në Elbasan, kanë zhvilluar protesten e rradhës, pasi sipas tyre policia rrugore nuk lejon marjen e pasagjerëve gjatë kthimit të tyre nga qytet e tjera, në të cilat ata kryejne itineraret e udhëtimit.Rritja e çmimit të karburantit bazuar në paketen e re fiskale, si dhe ndalimi i marjes së pasagjerëve në kthim, sipas tyre ka vetëm një emër, falimentim, dhe në këto kushte ata janë shpehur se është e pamundur të punohet.Sipas tyre policia rrugore e Tiranës, qytet në të cilin drejtohen shumica e këtyre automjeteve taksi, jo pak herë ka vendosur masa administrative, ku ajo e fundit ka qenë 40 mijë lekë të reja ndaj një kolegu të tyre.Të tilla gjoba dhe vendime duket se janë të papërballueshme për drejtuesit e furgonëve të linjës Elbasan-Tiranë, ku shumica e tyre shprehen se është e vetmja mundësi për të nxjerrë të ardhura, pavarësisht se janë të sulmuar edhe nga konkurenca e pandershme nga automjete të pa liçensuar, por që për çudi asnjëherë nuk ndalohen apo gjobiten nga policia e qarkullimit rrugor.