Fier, subvencionimet e fermerëve, qeveria ende nuk ka shpërndarë paratë
40% e fermerëve që kanë aplikuar për skemën e rimbursimit në mbjelljen e pemëve frutore në rrethin Fier, gjatë vitit të kaluar, nuk kanë përfituar ende shumën e të hollave.Fakti është bërë i ditur nga ana e përgjegjësit të sektorit të Bujqësisë në Drejtorinë e Bujqësisë Fier, Muhamet Baboçi, ku sipas tij shuma e përcaktuar për skemën e ndihmës ndaj fermerëve është rreth 51 milionë lekë.Përballë kësaj situate, Ministria e Bujqësisë është duke riparë skemën e rimburismit të fermerit shqiptar.Sipas Baboçit, qarku Fier është përzgjedhur nga qeveia shqiptare si qarku pilot në fillimin e projektit të ri të ndihmës dhe rimburismit të fermerëve, për shkak të specifikave që ka ky qark.Ende nuk është vendosur skema e re e rimburismit ka pohuar ai, por pritet që gjithçka të nis me fushatën e mbjelljeve të pranverës dhe se Ministria e ka tashmë gati skemën e re të rimburismit, ku vendin kryesor e zë akciza e naftës.