Qëndra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë, Gjeçi: Godina nuk ofron asnjë parametër

Fëmijet në Lezhë nuk kanë një qendër të mirëfilltë kulturore. Kthimi i saj në fuksionin e plotë kërkon mbështetjen e te gjitha institucioneve. Mungesa dhe tjetërsimi i ambjenteve të kësaj qendre kulturore, janë pikënisja e këtij shqetësimi që është ngritur nga drejtori i saj, Salvador Gjeçi.Sipas tij, nëse duam që fëmijët ti largojmë nga rruga duhet që kjo qendër kulturore të funksionojë  plotësisht, gjë për të cilën Gjeçi shpreh bindjen se do ta arrijë këtë objektiv.Gjeçi ka bërë të ditur se puna e instruktorëve kryhet me minimumin e mjeteve dhe kushteve.Gjeçi ka deklaruar se ky institucion duhet të jetë pjesë e pandashme e fëmijëve, ndërsa ka shtuar se do të kërkojë pa asnjë kompromis të realizojë gjithçka që kanë nevojë të rinjtë dhe fëmijët lezhjanë.