Kumbaro takon homologen franceze, projekte konkrete në fushën e kulturës

Në vazhdim të vizitës së frytshme në Paris, ku synimi i takimeve ka qenë kontributi i kulturës shqiptare në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në Europë, por edhe forcimi i lidhjeve mes dy vendeve tona në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore si ura komunikimi dhe shkëmbimi të vlerave reciproke, Ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro Furxhi takoi Ministren Franceze të Kulturës dhe Komunikimit Aurelie Filippetti.Ministrja Kumbaro vuri theksin në krijimin e një stinë të ndërthurrur kulturore Shqipëri-Francë 2016-2017. Ministrja Kumbaro shprehu dëshirën dhe vullnetin e mirë të institucionit që ajo drejton për të arritur në një vit të rëndësishëm kulturor, falë edhe një historie të përbashkët kulturore në mes të dy vendeve tona.Ministrja franceze nga ana e saj shprehu kënaqësinë dhe gatishmërinë që të dyja ministritë të përgatisin një protokoll bashkëpunimi në fushën e kulturës me përmbajtje konkrete dhe afate të mirëpërcaktuara. Në këtë protokoll mund të përfshihet bashkëpunimi institucional, duke filluar që nga vënia në dispozicion të ekspertëve të Ministrisë së Kulturës Franceze, që do të asistojnë për ndërtimin e planit strategjik të edukimit artistik në nivel institucional.Modeli francez është i ngjashëm me sistemin shqiptar të Ministrisë Kulturës së Shqipërisë dhe kjo e bën më të afërt bashkëpunimin në fusha të rëndësishme të kulturës, trashëgimisë dhe edukimit nëpërmjet artit.Ministrja Kumbaro u shpreh se “Franca përfaqëson një ndër modelin për të na shoqëruar në këtë rrugë të kulturës, sidomos në fushën e edukimit përmes artit, një proces i cili sapo ka nisur dhe duhen krijuar strukturat e përshtatshme që të ngrihet në sistem, duke ndryshuar edhementalitete e mendësi të vjetra”.Ministrja Filippetti u shpreh entuziaste dhe e gatshme për ta mbështetur këtë nismë, vlerësoi të rëndësishëm vendosjen e këtij prioriteti nga ana Ministrisë së Kulturës shqiptare, duke besuar se kjo strategji edukimi do t’i shërbejë të ardhmes.Angjelin Preljocaj, në maj në Tiranë. Shfaqje me trupën e TKOBMinistrja Kumbaro Furxhi takohet me koreografin e mirënjohur, Angjelin Preljocaj. Si një artist i dimensioneve të fuqishme, i jetëve paralele të jetuara në një çast të vetëm skenik, shumë herë ai e shpjegon artin e tij me fjalët “Mjetet e mia të shprehjes janë trupi, hapësira dhe koha. Më pëlqen të mendoj për evolucionin e shoqërive tona dhe si mund ta përdorim trupin për të shprehur shumë gjëra që nuk mund të thuhen me fjalë. Në një kuptim, trupi është një pasqyrim i shpirtit”.Në një kuptim takimi me Prejlocaj bëhet edhe më i rëndësishëm kur sheh gatishmërinë dhe dëshirën institucionale për të organizuar një event të rëndësishëm, të domosdoshëm dhe të vyer të kompanisë “Ballet Preljocaj”, që ai drejton, në kontakt me vendin e tij të origjinës, Shqipërinë. Në këtë takim u diskutua për organizimin e një shfaqjeje në TKOB Brenda muajit maj të vitit 2014, me trupën e baletit të këtij institucioni në koreografinë e Angjelin Preljocajt. Njëherësh koreografi i mirënjohur u shpreh i gatshëm të organizojë masterclass në Tiranë dhe qytete të tjera për të ndihmuar balerinët e rinj në gjininë e baletit kontemporan.Takim me z.Kishore Rao, Drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Botërore- UNESCONë takim u prezantua i detajuar qëndrimi i qeverisë lidhur me trashëgiminë, trashëgimia si një thesar që na lidh me Europën. Qëllimi i vizitës ishte rivendosja e dialogut me UNESCO, për shkak të problemeve aktuale lidhur me keqadministrimin, paaftësinë profesionale dhe moskoordinimin me Ministrinë në periudhën paraardhëse.Ministrja Kumbaroi bëri me dije dhe garantoi fillimin e reformës institucionale, krijimin e drejtorisë së trashëgimisë me dy sektorë, trashëgimia materiale dhe jomateriale, krijimin e konceptit të peizazhit urban, etj. Ajo theksoi se po punohet për riorganizimin e DRKK-së për të mbuluar gjithë territorin, krijimin e partneritetit privat- shtet falë një legjislacioni të fortë. Z. RAO sugjeroi dy dokumenta për të ndihmuar me legjislacionin: “ culture in safe hands” dhe “historical landscape recommendation – toolkit” si të përshtaten kërkesat ligjore me interesat e komunitetit.Në takim u ra dakord që UNESCO të sjellë një mision këshillues dhe trainues për këtë qëllim. Gjithashtu qendra rajonale në Venecia mund të asistojë me një trainim për administratorët e parqeve dhe siteve arkeologjike brenda muajit prill.Takim me znj. Cécile Duvelle, në Sekretariatin e e Konventës së Trashëgimisë Jomateriale UNESCOZnj. Duvelle shpjegoi se nocioni i trashëgimisë shpirtërore shpesh reduktohet në folklor, gjë që është shumë kufizuese . Trashëgimia shpirtërore vjen nga komuniteti dhe përfaqëson gjithçka, të cilën komuniteti përpiqet ta ruajë e ta transmetojë . Përcaktimi i inventarit të trashëgimisë kulturore është pjese e konventës së nënshkruar nga Shqipëria dhe kërkon ngritjen e një komiteti ndërministerial.Roli i shtetit për trashëgiminë shpirtërore është krijimi i një mjedisi të favorshëm ligjor. Ministrja Kumbaroi kërkoi organizimin e një trainimi dhe ndihmë konkrete për asistencë teknike. Në të njëjtën kohë Ministria e Kulturës së Shqipërisë shprehu shqetësimin për disa dosje që janë në shqyrtim për fonde në UNESCO, por që nuk kanë pasur koordinim me Ministrinë. Në të dyja takimet merrte pjesë edhe Ambasadorja Shqiptare në UNESCO, Besiana Kadare.Në takimin me Administratoren e Komedisë Franceze, znj. Muriel Mayette-Holtz u diskutua për vënien në skenën e Butrintit, të tragjedisë “Andromaka” të Euripidit. Ministrja u shpreh entuziaste për këtë bashkëpunim. Ndërkohë u fol për hapësira bashkëpunimi midis Komedisë Franceze dhe Teatrit Kombëtar, kryesisht lidhur me edukimin. Ministrja përmendi mundësineë për organizimin e një stine të ndërthurrur kulturore Francë-Shqipëri dhe planet për të ndërtuar projekte edhe në fushën e teatrit.Pjesë e bisedës ishte dhe shkëmbimi i eksperiencës për formatet e kontratave me aktorët, përzgjedhja e aktorëve dhe e pjesëve te reja.Në vazhdim të vizitës që synon pozicionimin e Shqipërisë në rrjetin e partnerëve kulturorë të Francës, Ministrja Kumbaro Furxhi u takua me z. Laurent Brunner, drejtor i spektakleve të Kështjellës së Versajës, me të cilët u diskutuan shkëmbime kulturore në nivele institucionale.Ndërgjegjësimi i përfaqësuesve institucionalë franceze për rolin e projektit për një stinë kulturore të ndërthurur Francë-Shqipëri në vitin 2016-2017, me rastin e 100-vjetorit të pranisë franceze në Shqipëri u theksua qartë në takiminme senatorin, z. Michel Berson, president i Grupit të Miqësisë Francë-Shqipëri dhe senatorin z. Alan Richard, ish-Ministër, i dërguar special I Presidentit Hollande për Diplomacinë Ekonomike për Ballkanin.Takimi, i cili mbetet i rëndësishëm në aspektin politik dhe kulturor vuri theksin në rëndësinë e këtij projekti, strategjik për Shqipërinë pasi ka për qëllim dhënien e një imazhi të ri të vendit, për të rritur lidhjet mes dy kulturave, të bëjë të njohura pasuritë kulturore dhe artistike shqiptare, me rëndësi të medha ekonomike, veçanërisht në drejtim të tërheqjes së turistëve. Z. Alan Richard theksoi se “Projekte të tilla kulturore janë të rëndësishme jo vetëm për t’u njohur nga afër, por njëherësh sjellin edhe rritjen e shkëmbimeve ekonomike, për të dy vendet tona”.Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro Furxhi përfundoi vizitën zyrtare në Francë, e cila u shoqerua nga takime te nivelit te larte kulturor dhe ne fushen e trashegimise.