Shtatëzania e tetrapelgjikes, mjekët e Fierit kryejnë ndërhyrjen, prokuroria prezente

Stafi mjeksor i maternitetit në qytetin e Fierit, ka ndërhyrë duke ndërprerë shtazaninë e vajzës tetraplegjike, 17-vjeçares A.Z, e cila pas vizitave mjeksore rezultoi se prej 4 muajsh ishte shtatzënë.Faktin e kanë konfirmuar burimet zyrtare të  Drejtorisë së spitalit Fier, ku  sipas drejtoreshës së këtij institucioni, Antoneta Dhima, mjekët kanë qenë të detyruar të ndërhyjnë për të ndërprerë këtë shtatëzani, pasi ajo rrezikonte jetën e saj.Gjatë ndërhyrjes e cila nuk ka qenë kirurgjikale, por nëpëmrjet detyrimit me medikamente, vajza nuk ka patur probleme shëndetësore dhe pas heqjes së fetusit, gjendja e 17-vjeçares paraqitet e normalizuar.Gjatë proçesit të ndalimit të shtatëzanisë kanë qenë të pranishëm edhe mjeku ligjor, specialist nga mjekësia ligjore në kryeqytet, si dhe përfaqësues të Prokurorisë.Ndërkohë prej mjekëve janë marrë pjesë të fetusit për të kryer analizat të cilat do të ndihmojnë në zbulimin e autorit që ka kryer dhunimin e adoleshentes së sëmurë.Rasti tragjik është zbuluar pasi vajza është sjellë për vizitë nga familjarët në maternitetin e Fierit. Burime nga spitali pohuan se vajza me iniciale A. Z ishte shtatzënë në muajin e katërt.Menjëherë pas konstatimit të këtij fakti, mjekët e urgjencës kanë vënë në dijeni policinë, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e identitetit të personit që ka kryer aktin seksual me vajzën që nuk është në gjendje të veprojë e të flasë