Shmanget vrasja e radhës me tritol, autori kapet me bombë-celular në autostradë

Policia e Tiranës parandalon një atentat me bombë me celular. Ngjarja dhe pse e raportuar në orët e pasdites nga policia, mësohet të ketë ketë ndodhur rreth 10:00 të paradites, ku blutë e kryqytetit gjatë një operacioni të realizuar në një lokal në kilometrin e 11 të autostradës Tiranë-Vorë, ka bllokuar eksplozivin e lidhur me celular.Ndërkaq policia ka vënë në pranga 30-vjeçarin, Albert Stafa, i cili në momentin e arrestimit ishte në fazën e montimit të bombës me celular.Për policinë Stafa nuk është një emër i panjohur, pasi figuron si person me precedent të rëndë penal. 30-vjeçari mësohet se ka qenë i dënuar më parë për pengmarrje dhe mashtrime.Nga ana e policisë vijojnë hetime për zbulimin dhe kapjen e porositësit, si dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.