Dëshmia bombë e Sinanaj: Do vrisja "porositësit" Mëhillaj, kanë lidhje politike

Hetuesit e serial killerit me armë e tritol janë shtangur nga dëshmia e rradhës së Julian Sinanaj. Në planin e tij të afërt në listën e shënjestrave ishin edhe dy ndërmjetësuesit e gjithë rasteve të tritolit, kushërinjtë Mëhillaj, dy personazhet më misterioze të gjithë kësaj historie "made in Siçili".Në deklaratat e tij para prokurorisë, i penduari i drejtësisë ka rrëfyer se pas vrasjes së biznesmenit Xhemal Çela në Durrës, ai ishte zhgënjyer nga Mëhillajt dhe kishte planifikuar ti ekzekutonte.Po këtë radhë ekzekutimi i tyre nuk do të ishte i porositur, por një iniciativë personale e vetë Sinanajt pasi kuptoi se po përdorej prej tyre.Para hetuesve, seriali killer ka mohuar të ketë gisht në vrasjen me tritol të biznesmenit durrsak Çela, apo edhe në atentatit që ju bë kreut të komunës Qendër, Fredo Berberi.Po ashtu Sinanaj ka deklaruar se nuk ka lidhje me vrasjen e bujshme të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, ngjarje e ndodhur në Vlorë në shtator të 2012-ës.Julian Sinanajn nuk ka pranuar autorësinë edhe për vendosjen e tritolit ndaj ish-shefit të prokurorisë së Vlorës, Dorian Tafili, ngjarje e ndodhur mëngjesin e 23 qershorit të vitit të shkuar, kur makina e tij personale u hodh në erë.Nga ana tjetër, serial killer ka mohuar të ketë kryer vrasje me pagesë në Greqi, duke akuzuar policinë se po abuzon me deklaratat që bëhen në media.Ndërkohë Prokuroria ka vendosur të verifikojë llogaritë bankare të Julian Sinanajt dhe të familjarëve të tij për të para se sa është pasuria e serial killerit dhe për të vërtetuar nëse deklaratat e tij për vrasjet me para përputhen me llogaritë bankare.