Operatorët turistikë në Vlorë, shoqatat: Të hiqen vizat, do të kemi më tepër turistë

Operatorët turistikë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në jug të vendit, me pjesëmarjen edhe të shoqatave turistike, kanë kërkuar rishikimin e ligjit mbi turizmin, si dhe heqjen e vizave me disa shtete të tjera, shtetasit e të cilave shprehin interes për vlerat historike dhe kulturore të vendit tonë.Kjo kërkesë u shtrua në diskutimet e bëra gjatë takimit të organizuar në Vlorë lidhur mbi mënyrat dhe startegjitë për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.Lidhur mbi aksionin e INUK përgjatë vijës bregdetare, Vaso Bedini, kreu i shoqatës së operatorëve turistik, bëri me dije se anëtarët e saj nuk janë kundër kthimit të zonës së identitet, por është e nevojshme ti drejtohen qeverisë për të shpalosur projektet për sezonin veror 2014.Zonat historike dhe monumentet e shumta kulturore që zotëron vendi ynë janë pikë e rëndësishme ku duhet të fokusohet turizmi.Kur na ndajnë gati 3 muaj nga çelja e sezonit turistik veror, situata duket jo fort e mirë në pamjen që bregdeti jonian ofron.