Ministri i jashtëm i Kosovës në "Ora News", sot intervista në emisionin ‘Tonight Ilva Tare’
Intensifikimi i marrëdhënieve Tiranë-Prishtinë ka shtuar praninë e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës në studiot e RTV "Ora News". I ardhur në Tirane për një intervistë në "Tonight Ilva Tare" ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj u prit nga Presidenti Ylli Ndroqi dhe drejtues të tjerë të televizionit që e njohën me ambjentet, investimet në teknologji dhe burime njerëzore të Ora News.Gjithçka në shërbim të misionit për të qenë të paanshëm dhe profesional për publikun shqiptar.Ministri Hoxhaj foli edhe për ndikimin që kanë mediat e Tiranës në qarqet politike të Kosovës, sidomos në debatet politike"Mediat shqiptare kanë një ndikim më të madh në kosovë janë më të besueshme diskursi është më i avancuar dhe kanë qasje shumë më profesionale" ka theksuar ai.Në shenjë mirënjohje Ministri i Jashtëm Hoxhaj i dhuroi zotit Ndroqi hartën e Kosovës të punuar me mineralet e çmuara që përmban nëntoka kosovare.
Sonte në orën 22.00 Enver Hoxhaj do të diskutojë në studion e "Tonight Ilva Tare" konkretisht si do të funksionojë bashkëpunimi me homologun Bushati dhe sfidat e diplomacisë së Prishtinës për 2014.