Elbasan, prokuroria jep pretencën për Olti Lamçen, kërkon 25 vjet burg për vrasje

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan kërkon 25 vjet burg për Olti Lamçe, akuzuar për ”vrasje me paramendim”,  si edhe vëllanë e tij Florian Lamçe e shtetasin Kliton Gjyla, përkatësisht me 3 vjet dhe 2 vjet burgim, të akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.Prokuroria e Elbasanit ka dhënë sot pretencën për 3 të akuzuarit duke theksuar se autori kryesor i krimit rezulton shtetasi Olti Lamçe ndërsa është arritur të faktohet edhe roli i shtetasve Florian Lamçe dhe Kliton Gjyla, të cilët kanë kryer veprime të drejtëpërdrejta për të penguar zbulimin e së vërtetës.Ngjarja ka ndodhur më 22.02.2012, ku pas një debati për një punë të papaguar, ka mbetur i vdekur me armë zjarri shtetasi Almir Cani.