Refuzohet komisioni për emërimet në polici, Paloka: Qeveria po drejtohet nga krimi

Konferenca e Kryetarëve ka refuzuar kërkesën e demokratëve për ngritjen e komsionit hetimor për shkarkimet dhe emërimet në policinë e shtetit.Kjo u bë e ditur nga kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka i cili ka theksuar se refuzimi për ngritjen e këtij komisioni tregon se qeveria drejtohet nga krimi."Kërkesa jonë për ngritjen e komisionit nuk u pranua nga mazhoranca me argumentimin se ne nuk kemi pasur komisone për çështje të tilla. Edhe ky qëndrim i sotëm i mazhorancës në konferencën e kryetarëve tregon qartazi që kjo qeveri është jo vetëm e kapur nga krimi por edhe po drejtohet nga krimi" tha Paloka.Ai i ka bërë thirrje kryeministrit dhe ministrit Saimir Tahiri që t’i përgjigjen akuzave të PD-së për lidhjet e mundshme të një specialisti të antidrogës në Vlorë me bandën e Zani Çaushit dhe mospranimin e denoncimit të të penduarit të “bandës së tritolit” nga komisariati i Durrësit."U bënë 24 orë, që ne kemi denoncuar faktin se shefi i komisariatit të Durrësit, ka shërbyer për 8 vite si shofer i biznesmenit të arrestuar nën dyshimin e porositësit të vrasjes, dhe po flasim për shefin e komisariatit që nuk pranoi të merrte dëshminë e atij që zbuloi rrjetin e ekzekutimeve me pagesë. Kemi parë ministrin e Brendshëm këto ditë që mburret bashkë me Kryeministrin se kanë bërë kapjen më fantastike në rastin e vrasësit me pagesë. Nuk e përmend kush faktin që për dy ditë me radhë zotëria që ka bërë këtë denoncim shkonte në drejtorinë e Policisë në Durrës dhe atje nuk i merrnin denoncimin. Ne i kërkojmë Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të bëjnë transparencë një orë e më parë për dy faktet drithëruese të dy ditëve të fundit. Për ushtarin e Zanit që është emëruar shef i anti-drogës, dhe për shefin e komisariatit të Policisë për lidhjen që ka ai me biznesmenin e dyshuar për urdhrin tek vrasësi me pagesë” shtoi më tej Paloka duke shtuar se ngritja e komisionit hetimor është një domosdoshmëri për situatën e rëndë kriminame në të cilën ndodhet sot vendi.Duke marre shkas nga ngjarjet e bujshme kriminale, Partia Demokratike vendosi te ngreje nje komison hetimor parlamentar, mbi ligjshmerine e personave te emeruar ne drejtimin e policise se shtetit.