Kapet një furgon në kufirin shqiptaro-grek, arrestohet grabitësi
Një operacion i ndërmarrë mëngjesin e sotëm në kufirin shqiptaro-grek ka çuar në pranga një person i cili dyshohet se është grabitës.Sipas informacioneve më të fundit, operacioni është zhvilluar në vendin e quajtur Palamba. Policia ka pikasur një furgon që ecte drejt tokës shqiptare dhe i bëri thirrje të ndalonte.Por furgoni me të cilin udhëtonin 3 persona nuk iu bind thirrjes për të ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe më pas u braktis pranë kufirit.Sipas policisë greke, 3 personat dolën nga furgoni por vetëm njëri u arrestua ndërsa dy të tjerët mundën të largohen.Sipas policisë në furgon u gjetën dy motorskafë dhe 1 armë gjahu, të cilat ishin të vjedhura.Ndërkohë po vijojnë kërkimet për kapjen e dy personave të tjerë të cilët mundën të largohen drejt Sarandës.