Reforma territoriale, Celibashi:Do presim me durim opozitën
“Ne do të kemi durim për të pritur edhe anëtarët e opozitës për të shqyrtuar reformën territoriale”. Kështu është shprehur ministri për marrëdhëniet me parlamentin Ilirjan Celibashi në një prononcim për mediat në lidhje me refuzimin e opozitës për të marrë pjesë në komisionin parlamentar për reformën administrative-territoriale."Kjo çështje ka marrë rrugën e zgjidhjes në aspektin procedurial. Komisioni është ngritur përfaqësuesit e shumicës parlamentare janë prezent në këtë komision pritet që të paraqiten në komision edhe anëtarët e opozitës. Nuk besoj se do të ketë progres pune nga ana e këtij komisioni për sa kohë që anëtarët e komisionit nuk janë prezent. Mund të deklarojë me përgjegjësi të plotë politike se ne do të kemi durimin për të pritur edhe anëtarët e opozitës që të marrin pjesë në këtë komision. Pritja do të jetë e arsyeshme sepse është e rëndësishme që ky proces të ketë një produkt” tha CelibashiCelibashi iu referua edhe refuzimit të kërkesës së PD-së për ngritjen e komisionit hetimor për emërimet dhe shkarkimet në polici.“Opozita kërkoi ngritjen e një komisioni që ka të bëjë me emërimet në policinë e shtetit. Është e qartë që kjo është një çështje e kuvendit por qeveria nuk mund të jetë indiferente ndaj kësaj kërkese por i ngelet Kuvendit vendimarrja në lidhje me këtë cështje. Konferenca e kryetarëve nuk e miratoi këtë kërkesë. Në gjykimin dhe në vlerësimin tonë me të drejtë edhe pse është në të drejtën e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore ngritja e këtyre komisioneve duhet të jetë në përputhje me kushtetutën dhe të rregullores së Kuvendit dhe me vendimet e gjykatës kushtetuese që kanë trajtuar çështje të tilla. E parë në këto këndvështrime kjo kërkesë nuk ishte e bazuar pasi krijon një mbvendosje kompetencash me institucionet e tjera. Çështjet e emërimeve dhe shkarkimeve në plicinë e shtetit pakica parlamentare i ka bërë objekt shqyrtimi nga organi i prokurorisë të cilat kanë komptetencat për ti shqyrtuar” tha ai.