Greqi, riformatohet partia ultranacionaliste, krijohet “Agimi Kombëtar”
Partia greke ultranacionaliste "Agimi i Artë" ka thënë se do të gjejnë një mënyrë për të kundërshtuar zgjedhjet Evropiane në maj pavarësisht ajo mund të shpallet e jashtëligjshme nga gjykata.Zëdhënësi i "Agimit të Artë", Elias Kasidhiaris,njoftoi krijimin e Agimit Kombëtar,partia e re që do të zerë vendin e partisë aktuale, nëse kjo e fundit do të konsiderohet e paligjshme nga gjykata.Njoftimin Kasidhiaris e bëri para 3000 mbështetëseve që u mblodhën në Athinë për të shënuar përvjetorin e një mosmarrëveshjeje të vitit 1996 mes të Greqisë dhe Turqisë.Por protesta shpejt u kthye në një protestë lidhur me arrestimin e kreut të partisë Nikos Mihaloliakos dhe pesë deputetëve të tjerë me akuzat për drejtimin e një bandë kriminale.Përleshje shpërthyen mes protestuesve dhe policisë ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën në rrugë dhe në sistemin e metrosë të qytetit. Gjashtë persona u arrestuan.Nga dy sondazhet e publikuara javën e kaluar doli se partia neonaziste do të merrte rreth 9% ose 10% të votave nëse zgjedhjet do të mbaheshin tani.