Kapen klandestinët në Kapshticë, 2 pakistanezë të fshehur në kamionin turk

Dy klandestinë nga Pakistani janë kapur sot nga strukturat e autoritetit doganor në doganën e Kapshticës.Sipas informacioneve, klandestinët ishin fshehur në një kontenier që vinte nga Turqia me targa 41R0835/ 41DA559, që drejtohej nga shtetasi turk Mitat Bayrak.Mësohet se shtetasit nga Pakistani kishin si destinacion Italinë dhe Francën.Ndërkohë policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit i cili po transportonte ngarkesa elektroshtëpiake nga Stambolli drejt Tiranës.