Arrestohet oficeri i policisë në Lezhë, SHKB: Mark Tuçi humbi provat për një çështje

Arrestohet një punonjës policie, specialist i hetimit të Krimit Financiar, për humbje të provave të dosjes hetimore.Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në datën 1 shkurt, në orën 21:00,  punonjësin e policisë në Qarkun e Lezhës Mark Tuci, për shpërdorim detyre.Pas një hetimi disa ditor, SHKB-ja dokumentoi implikimin e specialistit të Sektorit të Krimit Financiar në DPQ Lezhë Mark Tuci 31 vjeç, në humbjen e një prove materiale të sekuestruar gjatë hetimit të një çështje.Sipas policisë, specialisti i Sektorit të Krimit Financiar Mark Tuci ishte pjesë e grupit të hetimit të një çështjeje për falsifikimit të dokumentave.Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për hetim të metejshëm me akuzat për shpërdorim detyre.