Shkodër, trafikimi i qënieve njerëzore, takim për ndaljen e fenomenit

Luftë të menjëhershmë ndaj trafikimit të personave.Kështu ka deklaruar Zv.ministrja e brendshme Elona Gjebrea nga qyteti i Shkodrës ku ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga zyra e koordinatorit kombëtar për çështje të trafikimit të personave. ZV.ministrja  Gjebrea theksoi nevojën e ndërveprimit kundër këtij fenomeni.Sekretarja e përgjithshme e Prefekturës Shkodër  Felek Brahimi u ndal tek situata në rajonin e Shkodrës rreth trafikimit, ndërsa drejtoresha e përgjithshme e shërbimit social shtetëror Etleva Bisha sqaroj rreth funksionit të këtij institucioni në këto raste.Qëllimi i takimit ka qenë bashkepunimi nder institucional mes qeverisjes qëndrore, institucioneve shtetërore në nivel lokal dhe shoqerisë civile me qëllim parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit. Në takim merrnin pjesë përfaqësues të policisë së shtetit, nga prokuroria e krimeve të rënda, pushteti vendor si dhe shoqëria civile.