Bumçi: Reforma territoriale, synim elektoral. Duhet të përqëndrohemi te integrimi
Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi ka deklaruar sot se mazhoranca me nismën e saj për reformën territoriale ka synim elektoral.Në një intervistë për “Ora News” Bumçi parashtroi edhe dy nga çështjet që duhet të plotësohen në mënyrë që opozita të ulet në tryezë për të diskutuar për reformën territoriale.“Reforma territoriale ka thelbësore dy çështje, është reformë zgjedhore. Nëse ndryshon hartën territoriale duke bashkuar komunat dhe bashkitë kjo është një reform zgjedhore. vetëm duke ndryshuar hartën ti ndryshon rezultatin e zgjedhjeve. Reforma zgjedhore është bërë përherë me konsensus dhe me të drejtë vetoje. Kjo duhet të jetë një reform decentralizuese dhe jo një reformë territoriale ku ne vetëm bëjmë kufijtë. Kjo një rendje për të kapur zgjedhjet e radhës për një reformë zgjedhore. Dëshirojnë të fshehin reformën e vërtetë zgjedhore. Ne kemi treguar dhe jemi të gatshëm por duhet të kthehet besimi tek konsensusi, por konsensus është i shkelmuar siç ishte ai për nëpunësit civil, të ndalohet sulmi ndaj institucioneve të pavarura dhe jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë për reformën zgjedhore- territoriale-decentralizuese” tha Bumçi.Por deputeti demokrat Bumçi theksoi se politika shqiptare duhet të përqëndohet tek integrimi pasi reforma territoriale nuk është prioriteti kryesor për vendin."Projekti ynë më i rëndësishëm nuk është reforma territoriale por integrimi në Europë, ky është projekti ynë kombëtar. Dhe ne po e humbasim këtë kohë si asnjë komb tjetër, e kemi humbur këtë si pasojë e opozitës së djeshme, të Partisë Socialiste dhe falë qëndrimit që mbajtën kur erdhën në qeveri humbëm shansin e dhjetorit. Në deklaratën e zyrtarit të lartë amerikan Moore nuk dëgjova gjë për reformën territoriale por për bashkëpunimin e mazhorancës me opozitën për integrimin në Europë. Nuk mund të ketë bashkëpunimin me një qeveri që sulmon opozitën, që blen votën, dhe që ndërmerr një sulm frontal për të gjithë institucionet e pavarura. Reforma territoriale nuk përbën një nga 5 kushtet që kërkohen për integrimin” shtoi Bumçi.