Veliaj takon minatorët e Bulqizës: Qeveria vullnet për të ulur moshën e pensionit

Qeveria do të ul moshën e pensionit për minatorët dhe do të hap shkollë profesionale për këtë sektor. Premtimi është bërë nga Ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj, në një takim me minatorët e Bulqizës.Nga ana tjetër, Ministri Veliaj u bëri thirrje bizneseve, veçanërisht atyre fasone, që t'i kthejnë sytë nga Bulqiza, duke qenë se një pjesë e krahut të punës në këtë zonë, kryesisht gra e vajza, janë të papuna.Ministri Veliaj u njoh nga afër me problemet më të prekshme sociale në këtë zonë e cila edhe pse ka një nëntokë të pasur, e ka mjaft të lartë shkallën e varfërisë.