Adrian Liçaj reagon pas akuzave të PD: Do ngre padi për shpifje, isha polic, jo bandit
Inspektori i antidrogës së Vlorës përgënjeshtron akuzat e Partisë Demokratike. 24 orë pas deklaratës së Kreut të grupit parlamentar të demokratëve Edi Paloka, Ardian Liçaj ka shpjeguar se videoja e transmetuar ka qenë e pjesshme dhe nuk tregon të vërtetën.Inspektori i Antidrogës ka deklaruar se në 1997 ka qenë në detyrë si oficer i policisë kriminale ndërkohë që i përcakton akuzat si politike.Liçaj ka shpjeguar se në pamjet e treguara ai ka pasur si detyrë që mbronte një grup gazetarësh të huaj dhe ka qenë në urën e Mifolit vetëm për të kryer detyrën.Inspektori i antidrogës ndër të tjera ka paralajmëruar se do të kallëzojë penalisht deputetin Edi Paloka për shpifje.“Nuk kam qënë pjesë e asnjë bande. Kam qenë në urën e Mifolit për të kryer detyrën dhe filmimet janë bërë nga një grup gazetarësh të huaj të cilët ishin në mbojtje nga policia pra nga unë në këtë rast. Kemi qenë aty si strukturë e dështuar e qeverisë së dështuar të zotit Paloka dhe Partisë Demokratike dhe shokët tanë humbën jetën dhe unë jam me fat që jam ende gjallë. Do ta procedoj zotiin Paloka për shpifje në organet më të larta të gjyqësorit.aAktualisht mbaj detyrën e inspektorit të antidrogës detyrë e fituar me konkurs vetëm para pak kohësh. Mendoj se shpifjet kundrejt meje mund të kenë prapavijë politike ose dhe individuale për shkak të detyrës ku ndokujt mund edhe ti jenë cënuar interesat” ka theksuar ai.Ky reagim ka ardhur pasi vetëm një ditë ditë më parë kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka akuzuar qeverinë se ka vendosur në policinë e Vlorës një nga "ushtarët" e bandës së Zani Çaushit.