Ilir Karçi: Nuk porosita vrasjen e Bares; Sinanaj në polici: E kam takuar 4 herë për porosinë
Biznesmeni, Ilir Karçini, mohon akuzat që rëndojnë ndaj tij si porositës i vrasjes së Piro Bares, ndërsa vetë vrasësi me pagesë Julian Sinanaj në dëshminë e tij vijuese nxjerr në dritë fakte krejt të kundërta. Në seancën e rradhës para hetuesve, i penduari me 27 krime mbi supe thotë se bosin e “Prima Gas” e ka pritur 4 herë në zyrën e tij për ti dhënë porosinë e vrasjes së biznesmenit rival.Madje killer Sinanaj jep edhe detaje për mënyrën sesi do merrte paratë.50 mijë euro ai i ka marrë përpara se të kryente vrasjen,ndërsa pjesën tjetër prej 100 mijë eurosh do ta merrte pasi të kishte mbaruar punën, eliminimin e biznesmenit tjetër të gazit në Shqipëri Pirro Bare.Në kohën kur i penduari vazhdon të hapë thesin e bëmave të “grupit të tritolit”, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka mbajtur në burg biznesmenin Karçini, duke mos e marrë parasysh kërkesën e avokatit suprizë, ish-kryeprokurorit Thedhori Sollaku, i cili ishte i pari që u interesua për fatin e klinentit të tij në Drejtorinë e policisë Tiranë.Avokati Sollaku nuk ka pranuar akuzën e organit të Prokurorisë, duke pretenduar në seancë se klienti i tij nuk njihej me Julian Sinanaj. Pavarësisht argumentave të mbrojtësit, gjyqtarja Etleva Deda ka vendosur të lërë në burg bosin e gazit,vendim i cili ka sjellë edhe reagimin e avokatit Sollaku.Mësohet se ai është shprehur se do ta apelojë vendimin në gjykatën e apelit të krimeve të rënda brenda 10 ditësh,për të ndryshuar këtë masë sigurie.Akuza që rëndon mbi biznesmenin e njohur është ajo e sigurimit të mjeteve dhe burimeve për të kryer vrasje. Më këtë akuzë nëse i vërtetohet, Ilir Karçini rrezikon deri në 5 vite burg, kjo në bazë të kodit të proçedurës penale.