Fëmija që luftonte në Siri jo shqiptar por nga Uzbekistani

Pjesëmarrja e shqiptarëve në luften e Sirisë prej kohësh ka zënë hapësirë në mediat ndërkombëtare, por  më shokuese  ishte një video e hedhur në Youtube ku një femijë 4 vjeçar stërvitet për të luftuar në Siri. I mituri është duke mbajtur një armë Kallashnikov me të cilën qëllon katër herë dhe shoqëruar me thirrjen Allahu Akbar."Daily Mail" shkruan se fëmija besohet se është djali i një xhihadisti shqiptar…Por  në përkthimin e dialogut  vetë fëmija pohon se është nga Uzbekistani.-Burri: Paqja dhe shpetimi i Zotit qofte me ty-Fëmija: Edhe mbi ty qoftë paqja dhe shpëtimi i zotit-Burri: Si je biri im?-Fëmija: Mirë, falë Zotit-Burri: Si e ke emrin?-Fëmija: Ebu Bekir-Burri: Ebu Bekir kush?-Fëmija: Bagdadi-Burri: Mashallah, nga jeti Ebu bekir Bagdadi?-Fëmija: Uzbekistan