Kosovë, koalicioni PDK-AAK zyrtarizohet në janar

Koalicioni mes forcave politike të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, PDK-së dhe AAK-së pritet të zyrtarizohet në janar të 2013-s.Mundësia për bashkëqeverisje mes partisë së kryeministrit aktual, Hashim Thaçi, dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt është çështje e përfunduar dhe ka mbetur vetëm që dy liderët partiakë të ulën dhe të merren vesh për ndarjen e posteve në qeveri, shkruajnë mediat kosovare.Ndonëse ditëve të fundit janë shtuar zërat për ndryshime në koalicion qeverisës, burime ndërkombëtare kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se zyrtarizimi i koalicionit  është çështje ditësh.“Çështja e koalicionit PDK-AAK do të zyrtarizohet menjëherë në janar”, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar në kushte anonimiteti. Edhe pse zyrtarët e lartë të partisë së kryeministrit Hashim Thaçi janë më të rezervuar në deklarimet e tyre rreth ndryshimeve në qeveri, në anën tjetër partia e Haradinajt shprehet në favor të lidhjes së koalicionit me PDK-në.