Tiranë, INUK shemb objektin e ndërtuar pa leje në rrugën "Babë Rexha"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2014, 10:27
Paralelisht me ndërhyrjet në bregdet, INUK ka ndërhyrë edhe në tiranë në shembjen e objekteve pa leje. Ky objekt është në rrugën “Babë Rexha” dhe fadromat e rrëzuan në tokë.Pal Doçaj, kreu i INUK për Tiranën tha se sinjalizimet dhe verifikimet për ndërtimet pa leje vijnë nga inspektorët e zonës dhe ankesat nga qytetarët.Të hënën përveç këtij objekti do të shemben edhe objekte të tjera në Institut. Kjo është një valë aksionesh nga INUK-u vendor dhe ai qëndror. Institucionet i kërkojnë qytetarëve të mos bëjnë ndërtime pa leje sepse një ditë do të shndërrohen në gërmadha.