Tetë punonjës të Bashkisë Orikum, fajtor për “shkelje të barazisë në tendera”

Gjykata e Vlorës ka shpallur fajtor tetë ish-punonjës të Bashkisë Orikum ne periudhen 2004-2006 ne kohen kur kreu i Bashkise ishte Beqir Kashuri, nga radhet e Partise Demokratike.Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet pas një kallëzimi të mbërritur nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe pas hetimeve te Prokurorisë, u provua se këta zyrtarë publikë kanë kryer shkelje ligjore në të paktën dy proçedura të prokurimit publik, fondi i të cilave arrin në vlerën totale të 22.500.000 lekë të reja.Në përfundim të proçesit gjyqësor, gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe shpalli fajtor shtetasit: Riviera Mjalti; Hëna Capoj; Valbona Ibrushi; Enkelejda Xhelilaj; Ilir Kokuri; Alketa Karafilaj; Faslli Bozhani dhe Ilir Troqe,qe te gjithe anetare te komisionit te vleresimit te ofertave te cilet jane gjobitur me shumat te cilat varionin nga 300 mije deri ne 500 mije leke te reja.Mësohet se shkelja më e rëndë është konstatuar në proçedurën e prokurimit me objekt "Rehabilitimi i lagjes 4-Orikum", me fond 20.833.000 lekë të reja. Nga shqyrtimi i dokumentacionit, ka rezultuar se në konkurim kanë marrë pjesë dy shoqëri, të cilat nuk plotësonin kushtet teknike dhe ligjore.Në rastin konkret, asnjë nga dy operatorët ekonomik që kanë paraqitur ofertën e tyre në lidhje me tenderin e zhvilluar, nuk kanë plotësuar kriteret specifike për kualifikim dhe duhej që të ishin skualifikuar dhe të përsëritej proçedura e prokurimit.Në vlerësim të rrethanave të mësipërme, rezulton që lidhur me proçedurat e prokurimit të përshkruar më sipër, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik që rregullojnë lirinë e pjesëmarrjes dhe barazinë në tendera, si dhe kërkesat e parashikuara në dokumentet e tenderit kanë shpallur fitues së proçedurës së prokurimit "Rehabilitim i lagjes 4 Dhjetori, Orikum", shoqërinë "S…." sh.p.k, duke i krijuar kësaj shoqërie avantazhe dhe privilegje të padrejta.Po ashtu, Prokuroria e Vlorës ka hetuar mbi kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe ka faktuar shkelje në proçedurën e prokurimit publik "Blerje autoveture", me fond 2.500.000 lekë të reja nga të njëjtën anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Bashkia Orikum.Në përfundim të hetimit është konstatuar se në këtë proçedurë kanë marrë pjesë dy kompani dhe shoqëria qe eshte shpallur fituese nuk plotësonte kriteret specifike pjesëmarrjen në tender.