Reformë rrënjësore në dogana, Rama kërkon masa, Crown Agents sjell planin strategjik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2014, 11:14
Administrata doganore ka nevojë për një riformatim urgjent.Kështu ka dekalruar kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të agjensisë “Crown Agents”, e cila do të ofrojë asistencë në shërbimin doganor në vendin tonë. Kreu i mazhorancës kërkoi të merren masa të menjëhershme për të arritur standartet e duhura."Ajo që dua të nënvizoj është urgjenca që koha e re për ta riformatuar rolin dhe imazhin e institucionit dhe aktorëve të përfshirë në aktivitetin doganor. Koha e re që është vulosur në 1milionë vota për miqëqeverisje nuk pranon institucione të kohës së vjetër të keqqeverisjes.Kushtet mesjetare, si ato të doganës së Durrësit dhe të Hani të Hotit janë mishërimi më turpërues e zhvlerësimit të shtetit, të zhvlerësimit të sipëmarrjes dhe vetë qytetarit dhe të zhvlerësimit të së ardhmes të të gjithë vendit” u shpreh Rama.Sipas kryeministrit me jetësimin e një bashkëpunimi të gjerë mes qeverisë, miqve dhe tashmë edhe me ndihmën e “Crown Agents”doganat duhet të bëhen pa humbur kohë një instrument financiar me karakter social.Kryeministri paraqiti edhe disa nga objektivat e qeverisë për doganat që sipas tij brenda 4 viteve do t`i shndërrojnë ato si doganat e vendeve europiane.“Si pjesë e skuadrës qeveria në bashkëpunim me drejtorinë e doganave do të sigurojë transformimin e mjediseve duke nisur nga puna me ato projekte të munguara që mund të garantojnë gjatë 4 viteve doganat të mos kenë asnjë dallim me pikat doganore të vendeve të Europës, gjithëpërfshirje në vendimmarrje, angazhimin e administratës doganore në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirje në nisma sociale dhe garantimi i komunikimit të doganave me biznesin” u shpreh Rama.Drejtuesi i ekipit të agjensisë "Crown Agents”, Dejvit Smith, deklaroi se fokusi i punës së tyre do të jetë zbulimi i skemave të mashtrimit dhe rritja e të ardhurave nga doganat.
“Zbatimi i kontrolleve në dogana dhe zbulimi i mashtrimit do jetë teknologjia jonë kryesore që do aplikojnë, agjentët tanë do të jenë në terren për të zbuluar mashtrimin. Do t'ju sjellin informacion qendrore që proçedurat aty të lehtësohen dhe do përcjellin çdo info që ata zbulojnë në kufi. Në fushën njerëzore për të zbuluar më mirë, do të rrisim nivelin e integritetit, në mënyrë që korrupsioni të ndodhë, duke reduktuar rrezikun e korrupsionit, të jemi krenarë të gjithë që jemi gjente të doganave. Në mënyrë që të ardhurat të jenë të qëndrueshme, objektivat janë të rrisim nivelin e të ardhurave, nivelin e integritetit në doganë dhe të mbështesin ngritjen e kapacitetit të doganave, për anëtarësim në BE” tha ai.Spiropali: Prokuroria të hetojë rastet e kërkuara nga doganatNdërsa drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali paraqiti disa nga objektivat e institucionit që ajo drejton si thjeshtim të procedurave për biznesin, modernizim të sistemit doganor, trajtim të personelit dhe mbështetje të konkurueshmërisë së biznesit.
Drejtoresha e Doganave i kërkoi prokurorisë të hetojë dhe të çojë deri në fund hetimet për denoncimet që janë bërë nga ky institucion."Premë fijet e trafikut. Bëmë eficente strukturat e ligjit dhe ato të kontrolluese. Evidentuam shkelje të rënda të ligjit deri në shumën e 22 milionë dollarëve. Për të gjitha rastet e evidentuara nxisim prokurorinë që të hetojë dhe shpresojmë që do e çojnë deri në fund. Administrata doganore në muajt tetor-nëntor-dhjetor 2013 mblodhi 60 milionë dollarë më shumë krahasuar me atë të një viti të kaluar” tha Spiropali.Gjithashtu Spiropali ndërsa i cilësoi si të papranueshme kushtet në disa prej doganave të vendit, theksoi se qeveria ka një plan konkret për ndryshimin e infrastrukturës në këto pika doganore por edhe të kodit doganor.“Puna më e madhe mbetet për tu bërë. Dje dhe pardje vizituam bashkë me kryeministrit dy dogana, Durrësin dhe Hanin e Hotit. Ato dogana kanë kushte të papranueshme dhe ju punoni aty edhe me turne 24 orëshe dhe e dini që punoni në ambientet të padenja. Ndryshimi i këtyre pikave doganore është prioritet, i premtuar nga kryeministri Rama. Në qendër të punës tonë do të jetë lehtësimi i shkëmbimeve tregtare, heqja e korrupsionit, thjeshtim të procedurave doganore. Do të nisë puna për përmirësimin e ligjeve në bashkëpunim me biznesin. Do të ndryshojmë kodin doganor, sipas standardeve të BE. Dogana do të shndërrohet nga një hallkë që krijonte bllokim në një strukturë që lehtëson punën”tha Spiropali.Ahmetaj: Doganat të pasqyrojnë klimën e re për biznesin

Ndërsa ministri i zhvillimit ekonomik dhe sipërmarrjes Arben Ahmetaj pasi vlerësoi performancën e administratës doganore gjatë këtyre muajt e fundit theksoi se ky shërbim duhet të jetë pasqyra e një klime të re në marrëdhënien me biznesin.
"Të dhënat e këtij viti tregon se administrata e doganës kanë bërë një ndryshim rrënjësor, tregojnë një përqasje të re mes administratës doganore dhe biznesit dhe një marrëdhënie të re mes shtetit dhe sipërmarrjes. E rëndësishme është ndryshimi i figurës së inspektorit tatimor dhe doganierit në mënyrë që të bëjmë një diferencë me krahasim me atë që ka qënë. Të jemi pasqyra e një klime të re dhe e një dogane të re” u shpreh Ahmetaj.Kontraktimi i agjensisë angleze “Crown Agents” për asistimin në punën e doganave shqiptare shkaktoi një sërë debatesh në skenën politike.