Sherri për vajzë në shkollë, plagoset me thikë gjimnazisti i “Partizanit”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2014, 08:25
Një nxënës është plagosur me thikë nga një bashkëmoshatar i tij pranë gjimnazit “Partizani” në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ndërsa i plagosur ka mbetur 16-vjeçari me iniciale F.P i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.Mësohet se policia nuk ka identifikuar ende autorin e plagosjes së 16-vjeçarit ndërsa po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një grindje mes dy bashkëmoshatarëve ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.