Vrasja e vëllezërve Çollaku, Tahiri raporton nesër në Komisionin e Sigurisë

Pas kërkesave të vazhdueshme të deputetëve të opozitës, ministri i brendshëm Saimir Tahiri do të raportojë nesër në komisionin e sigurisë kombëtare në lidhje me vrasjen e dy vëllezërve Çollaku nga pala greke.Ministri Tahiri do të zhvillojë nesër në orën 10:00 një seancë dëgjimore në komisionin e sigurisë ku përveç  ngjarje në fjalë pritet të raportojë edhe për situatën e rendit dhe sigurisë në vend.Në mbledhjen e fundit, nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka i ka paraqitur kreut të këtij komisioni, Spartak Braho, kërkesën që ka bërë për seancë dëgjimore të ministrit Sajmir Tahiri, lidhur me vrasjes së dy vëllezërve Melsi dhe Klevis Çollkaku, në muajin nëntor në kufi me shtetin grek.Ndërkohë Komisioni për Sigurinë Kombëtare kaloi sot projektligjin për ratifikimin e traktatit për tregtinë e armëve.