Maskat bëjnë “shoshë” autobusin, plagosen dy pasagjerë, i zunë pritë për grabitje
22 pasagjere te cilet po udhetonin me autobusin e linjes Tirane-Athine jane terrorizuar, kur persona te armatosur i kane prere rrugen automjetit me qellim grabitje.
Ngjarja eshte shenuar ne oren 1:00 pas mesnate ne Mogila te Tepelenes, pjese e aksit Gjirokaster- Fier, ku fillimisht autoret kane qelluar ne ajer me qellim qe drejtuesi i autobusit te ndalonte, gje e cila nuk ka ndodhur.
Kjo do te mjaftonte qe grabitesit te mos kursenin plumbat ne drejtim te automjetit, ku si pasoje dy persona kane ngelur te plagosur dhe jane transportuar drejt spitalit rajonal te Fierit, ku 23-vjeçari Laurent Tabaku i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale dhe mesohet se eshte ne gjendje teper te rende, pasi plumbat kane pershkruar organet e brendshme te tij,ndersa e plagosura tjeter Q.Dihani pas mjekimit te marre ka dale nga spitali.
Forcat te Nderhyrjes se Shpejte ne bashkepunim edhe me efektivet e komisariatit Gjirokaster dhe Tepelene kane bere te mundur shoqerimin e 9 personave, te cilet dyshohen te jene autoret e ngjarjes.
Grabitjet me arme kane shenuar rritje gjate koheve te fundit, ku vetem gjate ketij muaji jane shenuar rreth 7 te tilla, te cilat jane bere publike dhe kane ndodhur ne rrethe te ndryshme te vendit.