Gjirokastër, makina tërheq zvarrë kalimtarin, plagoset rëndë 56-vjeçari

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur rreth mesditës së sotme në rrugën e lagjes Varrosh në Gjirokastër.Një automjet me targa greke PII 5562 që drejtohej nga shtetasi Arben Vaja ka tërhequr zvarrë për rreth 20 m një kalimtar.I aksidentuari është Hodo Meli 56 vjeç nga fshati Shtëpëz dhe ndodhet në gjendje tepër të rëndë për jetën në reanimacionin e spitalit rajonal "Omer Nishani" në Gjirokastër.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë. Mendohet se shkak i aksidentit mund të jetë rruga e kalldrëmtë dhe rrëshqitja e automjetit si pasojë e rreshjeve të shiut.