Vizita e Erdoganit në Bruksel, analistët: Hap i rëndësishëm

Vizita e Kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan në Bruksel shihet si një hap i rëndësishëm në kthimin në rrugë të mbarë të procesit për marrjen e ofertës për anëtarësimin të vendit. Por vizita është duke u lënë në hije nga një krizë politike në rritje në Turqi.Një hetim korrupsioni një mujor, udhëhequr nga një grup prokurorësh ka vënë në shënjestër dhjetra aleatë të  Erdogan. Kryeministri turk thotë se hetimi i zgjeruar, në të cilin dhjetra aleatë të tij u arrestuan dhe më shumë se 20 u akuzuan për pastrim parash, mitëmarrje dhe shkelje të ligjit, është një "komplot kundër gjyqësorit", i mbështetur nga jashtë.Vizita e parë e Erdogan në kryeqytetin e Evropës në pesë vjet duket se sinjalizon një pikë kthese në marrëdhëniet e tyre pasi BE-ja në nëntor ra dakort të rihapte negociatat e anëtarësimit pas një pezullimi tre vjeçar.Por për analistët politik në vend thonë se Erdogan mund të përballet me një vizitë të vështirë pas asaj që shumë e quajnë një spastrim të policisë dhe gjyqësorit.Analisti politik Cengiz Aktar me Forumin e Politikave të Stambollit thotë se mënyra sesi zoti Erdogan reagon ndaj kritikave të pritshme mund të përcaktojë marrëdhëniet e ardhshme të vendit me BE-në.Me mbështetjen publike të Turqisë për anëtarësimin në BE në nivelin më të ulët, zhvillimet në Bruksel sipas analistëve, mund të luajnë një rol pozitiv tek baza mbështetëse te Erdogan. Kjo është e rëndësishme me zgjedhjet lokale që po afrojnë në mars pasuar nga ato presidenciale në verë dhe zgjedhjet e përgjithshme një vit më vonë.Paqendrueshmëria politike ka goditur tashmë rëndë tregjet financiare me monedhën turke në nivele të dobëta rekord. Vëzhguesit paralajmërojnë se një krizë diplomatike me BE-në do të lerë pak besim tek investitorët ndërkombëtarë.