Siti spektakël dhe kualifikohet

Manchester Siti është e papërmbajtshme në këtë sezon. Skuadra e Pelegrinit ka mposhtur skuadrën e Blekborn me rezulatin 5-0. Cititzens arritën në këtë mënyrë të kalonin në fazën tjetër të Kupës së Anglisë. Sfida nuk ka qenë aspak e vështirë sepse ndeshja e parë u fitua me rezultatin 6-0. Në këtë ndeshje nuk kishte asnjë gjë të re. Në fushë ishte vetëm Manchester Siti e cila për 90 minuta dominoi në çdo cep të fushës.Në pjesën e parë Siti luan një lojë të qetë dhe gjen avntazhin vetëm në minutën shtesë të pjesës së parë me Negredon. Menjëherë me fillimin e pjesës së dytë Negredo do të shënonte edhe golin e dytë personal duke e mbyllur thuajse ndeshjen. Edin Dzeko do të gjente dy herë rrugën e rrjetës ndërsa do të kishte kohë edhe për sulmuesin argjentinas, Serxhio Aguero që në minutën e 73-të do të shënonte për skuadrën e tij.Me këtë fitore Siti ka siguruar kalimin për në turin tjetër, ndërsa është më shumë e përqëndruar në kampionatin anglez, aty ku do të luftojë ndaj Liverpulit dhe Arsenalit për titullin kampion.Me Pelegrinin në krye, Manchester City është e frikshme ndërsa ajo që duhet ti druhet më shumë është Barcelona.