Kupa e Italisë, Napoli në çerekfinale

Napoli ka kaluar në fazën çerekfianle të Kupës së Italisë. Skuadra e Benitez nuk hasi shumë vështirësi ndaj Atalantës. Fida nisi mjaft e vrullshme me një ritëm të lartë, por të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku De Lukas ishte autori i golit në minutën e 13-të. Reagimi i Napolit ishte i menjëhershëm me ekulibrin që u rivendos pas vetëm dy minutash nga krosi i Revelliere dhe magjia e Callejon që tundi rrjetën fluturimthi me një goditje perfekte.Në pjesën e dytë në fushë futet edhe Hamshik , ndërsa katër minuta më pas Insinje trondit shtyllën pas një goditje dënimi. Në minutën e 72-të Napoli do të shënonte golin e dytë pas një rrëmuje të vërtetë teksa bergamaskët protestojën ndaj arbitrit kryesor të takimit për golin e Insinje. De Marko e akordon golin për të rregullt edhe pse 3 minuta donte që loja të rinisë pas protestave të zgjatura të bergamaskëve, protestat që përjashtuan nga loja me karton të kuq Mario Yepes.10 minuta para fundit vjen dhe goditja e fundit. Kalejon firmosi dygolëshin e tij personal. Gjithshka përfundon 3-0, me Napolin në çerekfinale që do të luaj ndaj Lacios në një takim që premton spektakël.