Thaçi pret Lunaçek: Kosova ka të ardhme europiane

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek. Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se në takim është folur për reformën zgjedhore, për procesin e tranzicionit të misionit të EULEX-it, si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit.“Sapo zhvillova një takim të shkëlqyeshëm me Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunacek. Me këtë rast falënderova znj Lunacek për Rezolutën e PE për Kosovën, që bën thirrje për njohjen e shtetit të Kosovës, nga ato shtete të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur. Në takim folëm për reformën zgjedhore, për procesin e tranzicionit të misionit të EULEX-it si dhe për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit. Ishte konstatim i përbashkët se e vetmja e ardhme e Kosovës, është ajo evropiane”tha Thaçi.Axhenda e takimeve të europarlamentares së BE, ka vijuar me një takim me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi.Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit si dhe mbrojtja e dëshmitarëve, janë fushat që duhet punuar më shumë,tha Lunacek gjatë bisedimeve me Kucin.Ndërsa, Ministri tha se ndihma e misionit të BE-se është e nevojshme në formë të asistencës këshillëdhënëse për ngritjen e kapaciteteve në disa fusha specifike.“Proceset e integrimeve evropianeduhet të intensifikohen dhe se Kosova është e gatshme t’i përmbush të gjitha obligimet”, ka thënë ai.Lunacek tha se kanë vërejtur progresin e shënuar në fushën e drejtësisë, gjë, që, sipas saj, duhet të reflektohet në të gjitha proceset.“Megjithatë, ka disa fusha ku ende ka punë për të bërë në fushën e drejtësisë, përkatësisht në pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe mbrojtjen e dëshmitareve”, ka thënë ajo.Ajo theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërinstitucional, por edhe nevojën që EULEX-i dhe misionet e tjera të veprojnë në partneritet me institucionet e Kosovës.Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, është pritur në një takim edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.Lunacek e informoi kryetarin Ahmeti mbi mbarëvajtjen e punëve në Parlamentin Evropian, si dhe u interesua për prioritetet lidhur me qeverisjen e Prishtinës. Duke qenë edhe përfaqësuese e të gjelbërve, u interesua edhe për çështjet që kanë të bëjnë me ambientin, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.Gjatë këtij takimi, u diskutuan shumë çështje si furnizimi me ujë, energjia elektrike, ndotja e ajrit, ngrohjet, mbledhja e mbeturinave, transporti publik, problemet e trafikut, e të ngjashme.Kryetari Ahmeti foli për pjesë të programit tonë qeverisës për Prishtinës, program ky që ka për synim përmirësimin e jetës së qytetarëve të Prishtinës.