Samaras përjashton mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Janar 2014, 11:07
Kryeministri Antonis Samaras ka hedhur poshtë skenarët për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga selia e partisë Demokracia e Re ku priti urime me rastin e ditës së emrit, Samaras duke përcaktuar 2016 si vit zgjedhor, tha se kushdo që synon të mbajë zgjedhje në 2015 do të mbajë edhe përgjegjësinë politike."Zgjedhjet populli grek i do në vitin 2016. Dhe përpjekja ime është të bëhen në 2016. Ai që do të synojë të bëhen zgjedhjet në 2015, do të ketë edhe përgjegjësinë politike. Ne nuk kemi problem të bëhen në 2015, mos bëni gabim. Greqia ka nevojë të bëhen në 2016. Dhe unë, kriter të vetëm kam Greqinë", tha Kryeministri.