Prishtinë, studentët protestojnë sot para Rektoratit të Universitetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2014, 08:45
Studentët kosovarë pritet të protestojnë sot para rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për padrejtësitë që po bëhen me kandidatët për doktoraturë.Sipas një njoftimi dërguar mediave, thuhet se qëllimi i protestës është shfaqja e pakënaqësisë së disa studentëve - kandidatë për doktoratë, të cilët “kemi ngelur jashtë listave të kandidatëve të pranuar”.Kjo thuhet se është krijuar si pasojë e e vendimit të “jashtëligjshëm të Senatit të UP-se me numër 2/988”.“Kërkesa jonë e vetme është shfuqizimi i këtij vendimi dhe rikthimi në lista dhe në studime ashtu si kemi qenë të ranguar para këtij vendimi të Senatit të UP-së”, thuhet në një deklaratë që u publikuat në emër të këtyre studentëve.