Projekti "Fusha e Lukovës", Bushati takohet me Ahmetin

Çështja e projektit "Fusha e Lukovës" mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, duhet të zgjidhet në kuadër të normave ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërshtetërore mes dy vendeve.Ky ishte përfundimi në një takim mes ministrit të jashtëm Ditmir Bushati dhe kreut të BDI-së Ali Ahmeti.  Gjatë  takimit janë diskutuar dhe një sërë çështjes si situata në rajon dhe realiteti në Maqedoni. Integrimi euroatlantik dhe mbështetja që Shqipëria ka dhënë në integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike ku roli i shqiptarëve si faktor stabiliteti dhe shtet formues në Maqedoni është tepër i rëndësishëm.Qeveria e Maqedonisë ka thënë se është e vendosur të ndërtojë hidrocentralin në fushën e Lukovos. Një projekt ky qe kundërshtohet nga banorët e Dibrës së Madhe dhe më gjerë. Bëhet fjalë për marrjen e burimeve dhe përrenjve të gjithë bjeshkëve të Korabit dhe Strazimirit deri në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë -Maqedoni. Edhe pse është periudhë piku thatësire dhe pa reshje ky lumë i gjithi me ujë të pijshëm, ka 4-5 metra kub ujë në sekondë, dhe ky sipas projektit do të merret.Edhe pse kjo çështje tashmë është kundështuar, Qeveria e Maqedonisë nëpërmjet zëdhënësit Aleksandar Gjorgjiev informoi se projekti do të zbatohet deri në fund të vitit 2016, dhe nuk do të ketë pasoja ekologjike.