BE konfirmon 27 janarin për takimin Thaçi-Daçiç, në fokus Komunat në veriu

Zyra e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, lajmëron se takimi i radhës ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë, do të zhvillohet më 27 janar.Në një komunikatë për mediat, zyra e baroneshës Catherine Ashton shkruan se dialogu që po zhvillojnë kryeministrat Hashim Thaçi e Ivica Daçiç për normalizimin e raporteve ndërmjet të dy vendeve, do të prekë çështjen e konstituimit të komunave në veri.“Takimi do të zhvillohet pas inaugurimit të suksesshëm të tri komunve në veri, nga katër sa janë. Tani palët kanë mundësinë që të vazhdojnë punën e tyre në këtë aspekt, dhe të çështjeve tjera që ndërlidhen me zbatimin e marrëveshjes së [19] prillit”, thuhet në këtë komunikatë, të nënshkruar nga zëdhënësja Maja Kocijançiç.Në këtë takim thuhet edhe se mund të diskutohen edhe hapat e ardhshëm që kanë të bëjnë me normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.