Mbytet peshkarexhja në detin Egje, 12 klandestinë rezultojnë të zhdukur
Rreth 12 klandestinë rezultojnë të zhdukur pasi peshkarexhja me të cilën udhëtonin u mbyt në pjesën jugore të detit Egje.Sipas mediave greke kanë filluar operacionet e kërkimit të 12 klandestinëve në zonën detare të Farmakonisit.Mësohet se roja bregdetare ka diktuar një peshkarexhë të ngarkuar me klandestinë, që kishte ndaluar pas një defekti teknik.Skafi i policisë bregdetare nisi ta rimorkionte peshkarexhën, po në rrethana ende të pasqaruara dy prej klandestinëve ranë në det.Atëherë emigrantët e tjerë, në përpjekje për të marrë vesh çfarë kishte ngjarë u zhvendosën të gjithë në njerën anë të anijes dhe për pasojë anija u zhvendos dhe emigrantët kanë rënë në det.Deri paraditen e sotme janë shpëtuar 16 persona ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë të rezultojnë të zhdukur.Në operacionin e kërkimit marrin pjesë një skaf shpëtimi i policisë bregdetare, një anije e flotës luftarake dhe helikopterë.