U plagos nga një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve, vdes Shpresa Kastrati

Ndërron jetë Shpresa Kastrati nga Peja, e cila u plagos me një plumb qorr natën e ndërrimit të viteve. Lajmi është bëri i ditur nga mediat kosovare, sipas të cilëve thuhet se pas disa javësh në gjendje kritike, vajza në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë.Shpresa Kastrati, u godit me një plumb qorr teksa qëndronte në ballkonin e shtëpisë së saj, pas orës 24:00, ku plumbi preku pjesën e kokës, përkatësisht trurin.Ajo ishte dërguar menjëherë drejt Qendrës Emergjente të Prishtinës, por gjendja e saj kritike nga marrja e plumbit qorr ia shkaktoi vdekjen.Ky është një ndër rastet e shumta që sjellë viktima nga festimet e pakontrolluara në vendin tonë.