KE përshëndet marrëveshjen për Kodin zgjedhor
Komisioni Evropian sot ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes midis partive politike në Maqedoni për ndryshimet e kodit zgjedhor.Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit për zgjerim, Shtefan Fyle theksoi se KE përshëndet hapat e ndërmarrë për përmirësimin e kodit zgjedhor, duke marrë parasysh edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.Partitë politike kryesore VMRO-DPMNE, LSDM dhe BDI, me përjashtim të PDSH-së dje harmonizuan qëndrimet për kodin zgjedhor.Zëdhënësi Stano tha se KE është informuar për disktutimet e mbajtura midis partive politike dhe për arritjen e marrëveshjes.“Reforma zgjedhore është pjesë e rëndësishme e dialogut paraqasës të nivelit të lartë me BE-në por edhe një element i rëndësishëm që është pjesë e marrëveshjes politike të 1 marsit të vitit të kaluar të arritur midis partive”, theksoi Peter Stano, zëdhënësi i eurokomisionerit Fyle.Por, ai nënvizoi se marrëveshja e arritur midis përfaqësuesve të partive politike duhet të diskutohet dhe të miratohet në Parlament.