Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Janar 2014, 12:30
Rrëzohet shtatorja e humanistes së njohur shqiptare Nënë Terezë, e vendosur vite më parë në qendër të Mitrovicës.Ngjarja ka ndodhur gjatë natës ndërsa zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka thënë për Kosovapress se policia është informuar sot në mëngjes rreth këtij akti dhe pjesëtarët e saj kanë dalë menjëherë në vendngjarje.“Rrethanat janë të panjohura dhe nuk dihet nëse është rrëzuar me qëllim, por ka elemente që ka mundur të rrëzohet edhe vetë”, theksoi Zahiti.Edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se nuk beson se një akt i tillë është bërë me qëllim.Sipas tij,me gjasë përforcimi i saj nuk ka qenë në nivel të duhur, prandaj ekziston mundësia të jetë rrëzuar vetë.