Kosova, kryetema e negociatave të BE-Serbi
Fillimi i negociatave për anëtarësimin Serbisë në BE është ngjarje e rëndësishme, por autoritetet e Beogradit duhet që sa më shpejt të bëjnë reforma të dhimbshme, ka thënë eksperti britanik për çështje të Ballkanit, James Ker Lindsay.Lindsay u ka thënë mediave në Beograd se çështja e Kosovës është elementi kryesor i gjithë procesi të negocimit për anëtarësim.“Do të zhvillohen bisedime se si do të zgjidhet kjo çështje”, ka thënë ai.Negociata BE - Serbi fillojnë më 21 janar.Më herët ishte njoftuar se negociatat BE- Serbi nuk do të fillonin pa u zhvilluar edhe një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Dacic.Kryeministri serb ishte deklaruar kundër këtij takimit që do t’i paraprinte nismës së negociatave.Takimi Thaçi-Dacic është caktuar të mbahet më 27 janar dhe temë trajtimi në të pritet të jetë gjyqësori në veri të Kosovës.