Kosova dhe BE-ja afër marrëveshjes për EULEX-in, rrezik veriu

Bashkimi Evropian dhe Kosova arrijnë marrëveshje që EULEX-i të përfundojë mandatin, nëse jo në qershor, atëherë në shtator, shkruajnë mediat kosovare.Sipas tyre, është arritur marrëveshje se EULEX-i  të pasohet me një “prani të re të BE-së në fushën e rendit dhe të ligjit”, me një prani shumë më të vogël dhe me detyra më shumë monitoruese dhe këshillëdhënëse. Por ende nuk ka marrëveshje rreth fuqive eventuale ekzekutive për prokurorët dhe gjykatësit ndërkombëtarë, të cilët do të inkorporoheshin në gjykatat e Kosovës.“Shpërbërja e strukturave shtetërore serbe të gjykatave dhe integrimi i personelit të tyre në gjykatat dhe prokuroritë e Kosovës do të lehtësohet nga gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë brenda strukturave gjyqësore në rajonin e Mitrovicës”, thuhet në Strategjinë e BE-së.Rrezik për Kosovën paraqet edhe ideja që EULEX-i të ketë një prani të ndryshme në veri nga ajo në pjesët e tjera të Kosovës. Mandati i EULEX-it është parashikuar të përfundojë më 14 qershor 2014.